Bardh Spahia, ka shprehur pikellimin per humbjen e mjekes se njohur ne Shkoder Zyliha Kraja. Ne nje postim ne rrjetet scoalie, Dr.Bardhi tregon njohjen me kirurgen, e cila ishte frymezim ne rrugen e tij drejt mjekesise

Statusi i plote

Shumë i dhimbshëm lajmi i humbjes së nje figure te vecantë të kirurgjisë, Dr.Zyliha Kraja

Njohja dhe respekti im per këtë zonjë daton që në fëmijeri, kur shkoja të takoja tim atë tek Kirurgjia në spitalin e Shkodrës teksa formoja ëndrrën time per tu bërë kirurg.

E jashtëzakonshme forca me të cilën gjithë jetën dashuroi atë profesion sfidues mes burrash kolegë te saj, pjesë e një ekipi të mrekullueshëm kirurgësh

U prehsh ne paqe Dr.Zyliha Kraja! Ngushëllimet më të ndjera familjes