Me trishtim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të mjekes Zyliha Kraja, kirurge e Spitalit të Shkodres për mbi 40 vite

Dr Zyli vazhdoi pandërprerje punën, pavarësisht moshës 80 vjeçare, si kirurge vullnetare pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës deri para tri javesh.
Pavarësisht përpjekjeve maksimale jetëshpëtuese të të gjithë stafit të spitalit, sonte mjekja e nderuar mbylli sytë në krahët e kolegëve të saj.


I gjithë stafi i spitalit është thellësisht i trishtuar pasi humbja e një mjekeje si dr. Zyliha Kraja përbën një humbje të madhe për mjekësinë shkodrane dhe mbarëshqiptare Ngushellimet tona më të sinqerta për familjarët