Një ditë kam me tu kujtu
si ajo aroma e vaniljes tek shtëpia e gjyshes,
e paqtë, e butë e dashtun,
e çmendun siç isha dikur.

Por ti mos më kërko vetëm për një kornizë ma shumë në mur,
mos më kërko ndër kujtime të nji jetë kurrë të kenun bashkë,
as ndër ashklat e dimnit tand nuk jam.

Unë s’mundem me mbetë veç një kujtim i thjeshtë,
as një orë e pakurdisun mbi komodinën tande të vjetër,
nuk due me kenë një libër i hedhun mbas shumë t’tjerësh.
Kam zgjedh me kenë heshtja që bubrron mbas derës ndonji refren të kohës tjetër, boshi që të ka pushtu dora mbi gjoks, jam mendimi i vogël që ke shkrue nji natë në letër, jam lutja që s’thue, Hyjnesha e dashnisë së vjetër që rrehet me një të due, dje sot e…

Kjo ditë ka shkue pa dashtë kam me tu kujtue edhe nesër.