Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lezhës.Ngjara është shënuar në fshatin Rraboshtë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor me inicialet K.B. 25 vjeç

Drejtuesi i automjetit ka dërguar të plagosurin menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës, në gjendje kritike për jetën

Më pas i aksidentuari është dërguar drejt Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Në vendngjarje ka shkuar edhe policia që po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.