Nje lajm i hidhur, ka prekur sot artin ne Shkoder. Eshte ndare nga jeta ne moshen 54 vjecare, aktori i humorit shkodran Anton Krosaj

Ai vuante prej disa muajsh, nga nje semundje e rende nderkohe qe sot ka nderruar jete

eetimes i shpreh ngushellime familjareve, miqve dhe te afermeve per ndarjen para kohe nga jeta te aktorit te mirenjohur te skenes shkodrane

Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër, Shqipëri. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër.

Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqe dhe luajti shumë rrole ne shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi. Disa nga to janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth. Me estradën profesioniste ka luajtur ne komeditë: O vajzën o komunën, Vëllai nga babai, Surpriza, Big Brother Shkodra 1, Big Brother Shkodra 2, Martesë me Intenet, Zef Deda Show 3
Bujar Qamili Show 2, Lumturi në Fukarallek, Je Shkodran në qoftë se
Humor me shkolle te mesme etj.

Ka vene në skenë 3 shfaqe për fëmijë : Gëzuar 2015, Gëzuar 2016, Pranverë për fëmijë