Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta se nuk do të njohë ndryshimet kushtetuese që po ndërmerrn nga Kuvendi, pasi janë të njëanshme dhe të paligjshme.

Shefi i qeverisë thotë se ndryshe nga sa pretendon presidenti, sistemi nuk ndryshon dhe as koalicionet nuk ndalohen, por do ketë vetëm hapje të listave.

Në postimin e tij në twitter, Rama i shkruan vetëm inicialet e presidentit, duke konfirmuar sërish ftohjen mes tyre.

“IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum! Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi sdo ndryshojë,as koalicionet sdo ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton shkruan Rama në twitter