Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja i propozoi qeverisë që gjatë verës, 2 ose 3 fundjava të vendosen pushim për administratën.

Ai ka konstatuar se për shkak të trafikut që krijohet në fundjavë, do të thotë që shqiptarët shkojnë në plazh, duke ndikuar kështu edhe në ekonominë e vendit. Për të ndihmuar sa më shumë ekonominë e vendit, Beqja kërkoi më shumë pushime për administratën.

“Fakti që ka trafik, do të thotë që qytetarët po lëvizin. I kërkoj qeverisë nga sot deri në 14 shtator kur fillon shkolla janë 9 javë, të mund të marrë në konsideratë që në 2 ose 3 fundjava ta bëjë ditë pushim edhe një të premte dhe një të hënë, që njerëzit të kenë mundësi për më shumë alternativa, të mos mbivendosemi të gjithë në gusht dhe te shlodhemi edhe ndihmojmë ekonominë u shpreh deputeti.