Dy persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa burime bëjnë me dije se ata janë të dy me banim në Krujë. Mësohet se dy personat që kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv, janë të moshës 59 dhe 78 vjeç.

59 vjeçari ka qenë punonjës në një fabrikë dyshekësh në Krujë, ndërsa ky qytet vijon që të prodhojë raste të reja me Covid 19

Fasoneritë vijojnë që të mbeten një vatër serioze e përhapjes së virusit në vendin tonë, për shkak të procesit të punës që hera herës nuk e zbaton dot distancimit, dhe për shkak të numrit të lartë të punonjësve.

Rasti i 59 vjeçarit nuk është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë