Ish-kryetari i Bashkisë Vorë Agim Kajmaku është arrestuar. Ai ishte në kërkim që prej muajit nëntor, për emërime të paligjshme, pasi u zbulua se kishte genjyer në formularin e dekriminalizimit.

Ish kryebashkiaku socialist nuk deklaroi dënimin e tij në Greqi kur kandidoi në zgjedhjet vendore të qershorit 2019

Ai është akuzuar gjithashtu për falsifikim të vulës, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe vazhdim i detyrës pas dorëheqjes.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me arrest në burg, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, shpërdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal” thuhet në urdhër-arrestin për Kajmakun /Opinion.al