Një ekspert i sëmundjes në Kinë ka paralajmëruar se vala e parë e infeksionit të COVID 19 nuk ka përfunduar ende

Wu Zunyou, shefi epidemiolog, gjithashtu u shpreh se sëmundja do ndryshojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë përgjithmonë. Ai parashikoi që virusi do të bashkëjetojë me njerëzit për një kohë të gjatë

Kina po përballet prej tre javësh me një shpërthim të ri koronavirus në Pekin, kur pati një sërë të infektuarish në një treg ku shiteshin prodhimet e detit

Epidemiologu Wu hodhi poshtë pretendimet se raundi aktual i infeksioneve të Pekinit sinjalizoi një shpërthim të dytë. Ai tha për median shtetërore se bota po përballet ende me valën e parë