Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Sakaq, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 69 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, nga 371 testime./Opinion.al