Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues e të zgjedhur vendorë, për të diskutuar për mbrojtjen e mjedisit, masat kundër ndërtimeve pa leje, dëmtimit e prerjes së pyjeve, luftën antikanabis, çështje të tjera që lidhen me sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik e projekte të zhvillimit të Dibrës.

Lleshaj theksoi se një tjetër mbyllje për shkak të pandemisë do të ishte fatale.

“Nuk po them të mbyllemi sërish nëpër shtëpi, se do ishte fatale. Por them që të respektojmë ato minimume, në mënyrë që të parandalojmë një rikthim dhe një riizolim që do të ishte mjaft më i rëndë sesa i pari” tha ai.