Pandemia e Covid-19, po pëson një tjetër rritje dhe kurba me rastet e reja është më e lartë në 11 vende. OBSH-ja thotë se ka të paktën 11 shtete europiane ku po shihet një rritje e transmetimit të virusit.

“30 vende ose territore kanë parë rritje të numrit të infektimeve. Në 11 vende është rritur transmetimi dhe mund të jetë i rrezikshëm në rast se sistemi shëndetësor nuk i kontrollon”,-tha Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Europën. Shumica e vendeve janë në rajonin e Europës Lindore ose Azisë Qendrore, të cilat monitorohen nga zyra rajonale e OBSH-së për Europën.

Për vendin tonë thuhet se rastet u rritën në mes të qershorit, pas heqjes së kufizimeve dhe “ndonëse nuk lejohen grumbullimet masive të njerëzve, nuk po respektohet fort distanca sociale”. Në listë përfshihet edhe Kosova.

11 vendet

Suedi,Armeni,Moldavi, Maqedonia e Veriut, Azerbajxhan, Kazakistan
Shqipëri, Kirgistan, Bosnjë dhe Hercegovina, Ukraina, Kosova