Punonjësit e pastrimit të gjelbërimit kanë gjetur këtë të shtunë dy pistoleta, në rrugën “Pjetër Budi”

Lajmi raportohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila thekson se armët janë gjetur pranë spitalit privat, ku merrte mjekim Eduart Lamaj para arrestimit.

Lamaj akuzohet si autori kryesor i ekzekutimit të dy biznesmenëve në Laç, Paulin Gjergji Marku si dhe shokun e tij Bujar Lika (Hasani)

Ndërkohë, për ngjarjen reagon edhe Policia e Shtetit, e cila thekson se armët dyshohet se janë përdorur në ngjarjen kri.minale të vra.sjes së biznesmenëve