Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar sot qeverinë se po ‘zbraz xhepat e qytetarëve’. Me anën e një postimi në ‘’Tëitter’’ Basha ka akuzuar qeverinë për dështimin ekonomik gjatë qeverisjes së saj.

Postimi i plotë:

Taksimi Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj. Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent.

Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë! #ditemetemira