Ministria e Shëndetësisë njoftoi se situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 87 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar

Sipas Eugena Tominit nga Instituti i Shëndetit Publik, ka një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi po ashtu se në vendin tonë janë aktualisht 920 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1298 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë /Opinion.al