Drafti përfundimtar i Reformës Zgjedhore, i dakordësuar në Këshillin Politik, pritet të shkojë në Kuvend për tu miratuar javën e arshme.

Në këtë draft janë reflektuar propozimet e palëve politike, për formulën e re të zgjedhjes së KQZ-së, aplikimin e teknologjisë në zgjedhje, periudhën e re zgjedhore, financimi i partive, etj.

Pjesa që zë më shumë vend në ndryshimet e propozuara është ajo e KQZ-së. Në nenin 183 të draftit parashikohet edhe formimi kalimtar i tre organeve të reja të KQZ që janë: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Këto organe zgjidhen në Kuvend ku do të krijohet një komision i posaçëm në të cilin opozita jashtë parlamentit do të ketë një përfaqësues.

Për kryekomisioner, komisioni kuvendor zgjedh 3 emra nga gjithë kandidatët. I dërguari i opozitës skualifikon një. Kuvendi me 84 vota zgjedh një nga dy emrat e ngelur.

Komisioneri, anëtarët e Rregullatorit dhe anëtarët e KAS-it zgjidhen herën e parë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji në bashkëveprim me partitë parlamentare të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 që kanë humbur përfaqësimin parlamentar. Zgjedhja e organeve drejtuese të KQZ bëhet sipas radhës së përcaktuar në këtë pikë.

Partitë e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni autorizojnë një përfaqësues me cilësinë e të dërguarit të posaçëm pranë komisionit parlamentar që ngrihet në zbatim të nenit 17 të këtij Kodi. I dërguari i posaçëm merr pjesë në procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave nga komisioni parlamentar.

Komisioni parlamentar përzgjedh tre kandidatë nga lista e kandidatëve për komisioner, të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për komisionerin. I dërguari i posaçëm eliminon njerën nga kandidaturat e përzgjedhura. Dy kandidaturat e tjera i paraqiten për votim Kuvendit.

Për nënkomisionerin, opozita zgjedh tre emra të cilët i paraqet në komision. Ky i fundit skualifikon një. Kuvendi zgjedh me 84 vota një nga dy emrat e ngelur.

I dërguari i posçëm ka të drejtë të përzgjedhë tre kandidatë nga lista e kandidatëve për nënkomisioner, të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për komisionerin. Komisioni me votim eliminon njerën nga kandidaturat e përzgjedhura. Dy kandidaturat e tjera i paraqiten për votim Kuvendit.

Për KAS dhe Rregullatorin, i derguari i opozitës cakton dy emra. Tre të tjerë i caktojnë deputetët. Listat me nga 5 emra votohen në bllok në Kuvend.

Anëtarët e Rregullatorit zgjidhen me listë të përbashkët, me pesë emra, midis kandidaturave që plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për Rregullatorin. I dërguari i posaçëm ka të drejtë të përfshijë dy emra kandidatësh në këtë listë. Projektvendimi për përbërjen e Rregullatorit-it i kalon për votim Kuvendit dhe miratohet me shumicë votash.

Anëtarët e KAS-it zgjidhen me listë të përbashkët, me pesë emra, midis kandidaturave që plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për KAS-in. I dërguari i posaçëm ka të drejtë të përfshijë dy emra kandidatësh në këtë listë. Projektvendimi për përbërjen e KAS-it i kalon për votim Kuvendit dhe miratohet me shumicë votash.

Një pikë tjetër kryesore e draftit është ajo që parashikon se qeveria 4 muaj përpara zgjedhje nuk mund të marrë vendime favorizueze, si ulje taksash, rritje pensionesh, etj.

Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e benefiteve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve etj, përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore.

Aktiviteti i qeverisë 4 muaj para zgjedhjeve do të bëhet me leje të KQZ.

Drafti i ri parashikon gjithashtu një përfaqësim të paktën 30% të femrave në listat e partive. Aty thuhet se KQZ do të refuzojë listat e partive politike nëse nuk kanë 30 % femra dhe në një nen tjetër parashikohet që “një në cdo tre emra të renditur duhet të jetë i gjinisë së nënpërfaqësuar