Deputeti i Kuvendit Myslim Murrizi ka ftuar kolegët deputetë të mazhorancës dhe opozitës të votojnë nismën e lustracionit, për dekomunistizimin e politikës dhe shtetit shqiptar.

“Pas 30 vitesh që në këtë sallë kanë qeverisur të majtë e të djathtë por që rrahjet i kanë pasur nga e kaluara unë me 22 kolegët e tjerë kemi kërkuar të marri fund hipokrizia e lufta false politike në këtë sallë e jashtë saj duke akuzuar komunistat njëri-tjetrin si komunista, sigurimsat njëri tjetrin si sigurimsa, hetuesit e gjykatësit e diktaturës si të tillë.

Shpresoj tek kolegët të majtë e të djathte që nuk i kanë shitur shpirtin dreqit dhe s’kanë lidhje me të kaluarën, flas për ata që s’kanë emër të dytë të pagëzuar në këtë sallë të votojnë një ligj që kësaj salle i jep dinjitet, palacot që kanë bërë teatër duke luftuar gjoja komunizmin e ardhur vetë nga PPSH t’ia mbyll nje herë e mirë gojën”.

Sipas Murrizit, me këtë ligj krijohet mundësia që shqiptarët të mos presin më “që të bëhen ligje nga ata që i kanë cuar me duar në pranga para hetuesve, o duke i dalë dëshmitarë hapur o duke shpifur me pseudonim”.

Deputeti beri thirrje qe te kerkohen certifikatat e pastertise se figures tek Autoriteti i Dosjeve nga funksionaret e shtetit. Murrizi tha se duhet te clirohet vendi nga 500-600 ish sigurimsat e Komunizmit.

“Unë nën korrik 2017 i jam drejtuar autoritetit të dosjeve dhe pas meje edhe 7 kolegë nga e majta e djathta, jo të gjithë patën këllqet e kurajo për të shkuar të marrin një certifikatë pastërtie të figurës.

Kam bindjen se 80% edhe e mazhorancës, nuk i lidh gjë as me organet e inkuizicionit komunist as me diktaturën famëkeqe as me dosjen e drejtorisë së dytë, as me pseudonimet e përfolura në këtë sallë e jashtë saj nga qukapiku, rrjepsi, corapja, fatosi, canta, holta, bozhuri, e shumë me radhë.

Qesh mikja ime nga Lushnja se na duken të cuditshme por kanë qenë krenari e 156 mijë fatkeqëve e shpirtdreqëve që nga 45-90 nuk lanë dosje pa stisur, familje syrgjynosën në internim e të pafajshëm, pse nuk ishin dakort me diktaturën, se shikonin Sanremon e thonin ska djathë në dyqan“.

“Kam këtu dosjen që është varur Vilson blloshmi dhe për ironi të fatit hetuesi, spiuni e ai që e ka çuar në plumb enden sot 30 vjet herë vet e herë me pjellën e tyre në organet hipokrite të kësaj drejtësie të eë.

Kanë emër konkret, edhe ata që cuan në 30 vjet burg At Zef Pllumbin e ata që futën në burg 28 vite Pjetër Arbnorin.

Luftë shqiptarësh mes shqiptarësh.

Nuk ka pse të ketë nevojë sot Ministria e Brendshme të ketë 28 ish sigurimsa në kupolën drejtuese të policisë, në SHISH të ketë 71 sigurimsa në postet drejtuese, pse duhen 9 veta në shtabin e ushtrisë, pse duhen 2 në DSIK, pse duhet KLP të famshme të kësaj drejtësie të re që u votua këtu 140 me 0 nën puthjen e ciftit të ambasadorëve të ketë gjyqtare anadollake të komunizmit? Pse duhet të ketë prokurorë të atij regjimi?
Pse duhet të kemi zv prokurorin e përgjithshëm të Shqipërisë ish hetuesin e Krujës?

Ftoj ata që kanë dinjitet në këtë sallë të votojnë për të cliruar veten nga një barrë, jashtë kësaj salle të gjithë na shohin pisët njëlloj, nga pseudonimet që dalin nga kjo foltore të gjithë kemi parë njëri tjetrin me dyshim.

As ju si mazhorance nuk ju gjen gjë nëse s’do jenë këtu nga 4-5 ish funksionarë e 12-23 spiunë të komunizmit, do jeni më të qetë e më të pastër” tha Murrizi.