Gjatë 24 orëve të fundit kemi ulje të numrit të pacientëve të shtruar në krahasim me dy ditët e fundit dhe përkeqësim të situatës për dy pacientë të cilët janë të intubuar.

Sipas ISHP në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Ndërkohë lajm i mirë është se gjatë orëve të fundit betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.