Duket se shtetasit nga Shqipëria dhe ata nga Kosova do të mund të udhëtojnë drejt BE-së javën e ardhshme. Të paktën këtë të lë të kuptosh një draft i hartuar nga zyrtarët e unionit, në lidhje me cilët nga vendet do të lejohen të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

LISTA e siguruar nga: Euro News

Vatican City, Monaco, Montenegro, Andorra, Serbia, Bosnia and Herzegovina, Ukraine, Albania, Turkey, Kosovo, Democratic People’s Republic of Korea, Turkmenistan, Vietnam, China, Thailand, Myanmar, Mongolia, Japan, South Korea, Georgia, Bhutan, Lebanon, Indonesia, Uzbekistan, India, Tajikistan, Kazakhstan, Palau, New Zeland, Australia, Dominica, Bahamas, Saint Lucia, Uruguay, Jamaica, Cuba, Guyana, Paraguay, Venezuela, Nicaragua, Costa Rica.

Ende ka debate nëse kufijtë e BE-së duhen hapur më 1 korrik apo më vonë, duke parë dhe rritjen e numrave të të infektuarve thuajse kudo në glob.

Lista tashmë ka ngjallur polemika, pasi burimet zbuluan se Shtetet e Bashkuara vendi i prekur më keq në të gjithë botën nga COVID19 me më shumë se 2.4 milion raste, nuk është në të.

Brazili dhe Rusia gjithashtu besohet se janë në listën e mos-hyrjes për shkak të përgjigjeve të tyre ndaj virusit.