Rudina Dembacaj në puntatën e re të “Mos i fol shoferit” tregoi një histori të pakëndshme që i ka ndodhur së fundmi. Rudinës i ishte prishur frigoriferi dhe kishte thirrur një teknik për ta rregulluar mirëpo moderatorja nuk e dinte çfarë e priste.

Tekniku i hapi frigoriferin dhe më pas i tha se do largohej për të blerë një pjesë që i duhej për ta rregulluar. Rudina priti rreth 6 orë teknikun, por ai nuk erdhi, ishte zhdukur. Nuk mbaron me kaq pasi Rudina thirri një tjetër teknik dhe ky i fundit i tregoi se i pari i kishte vjedhur një pajisje.

“Jam dakort me zotin Rama që thotë punë ka, por s’ka profesionist. Do thoni ju pse? E dini ç’më ndodhi? M’u prish frigoriferi dhe vendosa të marr një mjeshtër, Bertin. Erdhi, e hapi frigoriferin dhe tha do iki të marr një pjesë që mungon, nuk vonohem. Prit Bertin e ska. E marr në telefon e kishte fikur.

Prita 6 orë dhe mora në telefon një mjeshtër tjetër, Çimin. Çimi tha frigoriferi nuk bëhet, ai ta ka vjedh pjesën më të mirë. I thashë ta blejmë pjesën, por ai tha jo s’e marr përsipër. Më dha dorën dhe iku. Më iku truri, frigoriferi hapur. Si përfundim bie telefoni, mori Berti. Më doli një problem dhe po vij tha. Erdhi dhe tha nuk e gjeta atë pjesën, por nesër e ke të kryer. Në ato momente mu duk Berti si ndonjë kuçedër. Por s’bëra asgjë sepse nuk u mora më me frigoriferin dhe ia lashë pjesëtarëve të tjerë të familjes” tregoi Rudina