Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ákuzat ndaj Presidentit Hashim Thaçi, i cili mori një njoftim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për një aktákuzë me dhjetë pika. Në një shkrim në Facebook, Rama u shpreh se ka lexuar edhe emrat e personave të tjerë që përfshihen në ákuzat për vrásje të paligjshme dhe kríme lùfte, por mbetet në mbështetje të të gjithë atyre që lùftuan për të çliruar Kosovën.

Reagimi i plotë: Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kríminelëve të supozuar të Lùftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!

Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që lùftuan me ármë për ta çprángosur Kosovën e bùrgosur në férrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gják, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës!

RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE??????