Rritja e rasteve me COVID-19 gjatë dy javëve të fundit ka sjellë reagimin e drejtorit të spitalit Rajonal Shkodrës Ardian Dajti i cili ka treguar disa nga arsyet se pse pas më shumë se një muaji të qetë, pati një rritje kaq të lartë të infektuarish në kryeqendrën e veriut. Sipas tij, kjo situatë e krijuar është normale dhe e pritshme duke marrë parasysh faktin që prej një muaji janë lehtësuar të gjitha masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Për drejtorin Dajti është e rëndësishme që të gjithë personat që shfaqin simptoma të virusit, të ndjekin filtrin shëndetësor, pra, të konsultohen më parë me mjekun e 127, me mjekun e familjes dhe në fund t’i drejtohen spitalit të Shkodrës.

Drejtori këshillon qytetarët shkodranë të vazhdojnë të zbatojnë rregullat.

Në dy javët e fundit në Shkodër ka patur një rritje të ndjeshme të të prekurve nga Koroanvirusi, situatë e cila ishte e pritshme pas lehëtsimit të masave kufizuese për të frenuar përhapjen e këtij infeksioni /star plus/