Aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar para Kryeministrisë së bashku me banorët e Zall-Gjoçajt kundër ndërtimit të HEC në këtë zonë.

“Shteti i oligarkëve” “Policia e turpit” ishin thirrjet e qytetarëve të cilët protestojnë në Tiranë kundër ndërtimit të HEC.

Nuk kanë munguar përplasjet e qytetarëve me policinë. Policia ka ndërhyrë duke tentuar shpërndarjen e protestës, ndërsa siç shihet edhe nga pamjet disa persona janë shoqëruar nga policia.

“Nuk u ngopët duke dhënë dajak” shprehet e revoltuar një tjetër qytetare.