Informacion mbi situaten e Covid-19, vijon hetimi epidemiologjik, ja si paraqitet situata ne qarkun e Shkodres

Situata epidemiologjike ne territorin e Qarkut Shkoder, sipas informacioneve të ardhura deri në orën 17.00, është si me poshtë:
1. NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot me dt. 24.06.2020 kemi konfirmim të 10 rasteve pozitiv covid-19, prej 47 tamponave të derguara ne ISHP me dt 22 Qershor.

Në total në Bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës, vijon në 252 numri i pacientëve të infektuar me covid19

Vazhdon hetimi aktiv epidemiologjik dhe marrja e mostrave për rastet e dyshuara nga NJVKSH, në bashkine Shkoder sot u moren 30 tamponë u dërguan në ISHP në Tr. Nga NJVKSH, Pukë, informohemi se që nga dt. 1 Qershor deri sot me dt. 23 Qershor janë 17 raste pozitiv covid19 1 rast i ri sot i cili është dërguar për në spitalin covid-19, duke çuar në 2 numrin e rasteve të hospitalizuar momentalisht

Në bashkinë Fushë Arrëz që nga fillimi i pandemisë nuk kemi patur asnjë rast të infektuar covid19

Ndërkohë nga NJVKSH Pukë dhe Fushë Arrëz në bashkëpunim me strukturat e DVP dhe ISHSH, vijojnë kontrollet e subjekteve me grupe pune për konstatimin e respektimit te distancimit dhe zbatimin e rregullave të sigurisë.

Nga Spitali Rajonal, informohemi se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar 76 raste nga urgjenca, prej të cilave 10 raste të dyshuar për covid-19 të cilët po ndiqen sipas protokollit Nga ISHSH në bashkëpunim me AKU. Gjatë datës 23.06.2020 në Qarkun Shkodër janë monitoruar 94 ofrues të shërbimeve: 24 bar-kafe/restorante, 24 artikuj të ndryshëm ushqimorë/markete, 1 bulmetore, 1 dyqan pijesh, 2 dyqane mishi, 10 dyqane rrobash, 1 qendër ditore për fëmijë, 1 bujtinë, 2 furra buke, 3 pasticeri, 4 farmaci, 1 institucion shtetëror,1 biznes parketesh, 5 pika pagesash, 3 dyqane materiale ndërtimi, 2 kancelari, 1 noter, 1 zyrë finance, 5 artikuj të ndryshëm industrialë, 1 parukeri dhe 1 klinikë dentare. Subjektet ofronin shërbim me masat mbojtëse sipas protokollit megjithatë ka disa subjekte me mungesë të afishimit të posterave dhe shenjave të distancës.

Gjatë ditës së sotme me dt. 24 Qershor, në qarkun Shkodër është inspektuar 1 subjekt dhe janë monitoruar 67 të tjere. Janë monitoruar: 8 markete/dyqane ushqimore, 11 bar-kafe/restorant, 2 byrektore, 2 dyqane mishi, 2 fast-food,2 furra buke, 1 piceri, 5 dyqane rrobash, 2 dyqane këpucësh, 1 dyqan vegla auto, 1 qendër shëndetësore, 1 fabrike perpunim fruta- perimesh, 4 agjensi udhetimi,2 farmaci,1 farmaci veterinare,2 kancelari, zyre noterie,2 zyra kontabiliteti,2 parukeri,1 palester,1 dyqan artikuj te ndryshem industriale,2 argjendari,3 pika pagese,1 dyqan lulesh,1 hidrosanitare,1dyqan tregtim gazi, Kryqi i Kuq Shqiptar,1 shkolle,1 kopesht dhe 1 optike.Subjektet e monitoruar jane sensibilizuar ne marrjen e masave mbrojtese dhe afishimin e posterave/ protokollit.Gjate dites se sotme eshte revokuar nje mase urgjente per mbyllje sepse eshte plotesuar afati i kerkuar.

Persa i perket asistences me ndihma ushqimore nga Bashkitë me dt. 24 Qershor 2020 janë mbeshtetur dhe asistuar me ndihma ushqimore.
Bashkia Shkoder me 140 pako jane asistuar komuniteti Rom. Nga Bashkia Vau Dejes, 30 pako ushqimore falas nga Bashkia, donacion UNICEF