Një video e publikuar nga ish deputeti demokrat Endri Hasa në facebook, ku akuzon Ramën si ‘dështak që po pengon integrimin e vendit’ dhe ngren në qiell me lëvdata duke i atribuuar të gjitha arritjet ndër vite të vendit, Lulzim Bashës, ka sjellë reagimin e ashpër të Jozefina Topallit. Përmes një postimi, Topalli, një nga kritiket më të forta të Bashës, këtë herë ka shkuar edhe më tej duke e cilësuar atë si ‘minë me sahat që ndërronte ministritë çdo dy vite prej skandaleve që shkaktonte, dhe manipulues i fakteve njësoj si ish diktatori Enver Hoxha.

Akuzat e forta të Topallin nuk ndalen ndaj Bashës, duke thënë me ironi se ‘të gjithë kanë fjetur gjumë’ dhe vetëm ai ka punuar në gjithë këto vite, madje sipas saj Basha i ka bërë të gjitha ashtu siç ka premtuar duke bërë edhe “tramvajin” kur ishte kryebashkiak.

“Një dështak, manipulator si Enver Hoxha! Kështu manipulonte Enver Hoxha historinë, për të manipuluar mendjet e njerëzve. Fshinte dhe censuronte çdo fytyrë dhe emër personaliteti nga fotoja dhe historia, për të thënë se historia jam Unë. (Fotot më poshtë janë në ballkonin e Bashkisë Shkodër. E.Hoxha heq pjesëmarrësit, duke filluar nga Gjergj Fishta). Në 2020 , me video në facebook kunati në emër të Partisë që rrezoi Partinë e Enver Hoxhës bën të njëjtën gjë.

Shiko videon më poshtë!

Shqipëria sot qeveriset nga një dështak që po na mban peng integrimin në bashkimin Europian.Por ka patur një kohë kur Shqipëria përparonte me energji në rrugën atlantike.Është koha ta vendosim përsëri këtë Energji në Shërbim të Shqipërisë.

Posted by Endri Hasa on Tuesday, June 23, 2020

Ky paska bërë NATO-n, liberalizimin e vizave, ky paska sjell Bushin në Shqipëri… Ky ka bërë Tap-in; Ky marrëveshjen e stabilizim asocimit, ky do ketë themelu edhe Partinë Demokratike; edhe në 97’ ky do e ketë ringritur nga hiri…Kryeministri i kohës paska qenë në gjumë gjithë kohën, kurse të tjerët paskemi qenë në planet tjetër.. Ky i ka bërë të gjitha siç bëri dhe tramin. Në fakt, me sa më kujtohet , kry një apo dy vitesh këtij i ndërronin ministritë se ishte si minë me sahat prej skandaleve që krijonte” shkruan Topalli.