Ministri për Diasporën dhe deputeti Pandeli Majk ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar, për të cilën heshti dhe këtë e justifikoi duke thënë se ka bërë operacion në gojë gjatë kohëve të fundit. Në intervistën e tij për ABC News, u shpreh se kjo cështje ka kaluar dhe nuk ka vlerë të diskutohet, ndonëse tha se raportet me Veliajn i ka më të mira se me Ramën.

Pjesë nga biseda/ Pyetje: Si i keni marrëdheniet me Veliajn? Majko: Pse keni marë vesh ndonjë gjë? Pyetje: Se di po ju pyes? Majko: Aman o ça janë këto pyetje. Pyetje: Mirë? Normale? Majko: I kam pak më të mira se me Edi Ramën Pyetje: Po ku i keni kaq të mira, pse nuk i thatë “o Erion çfarë po bën me Teatrin? Majko: Aha, çfarë do? Do variantin eee

Pyetje: Variantin e vërtëtë se nuk jeni politikan mashtrues…. Majko: E vërteta ime është e deklaruar, dhe është më e vjetër se qëndrimi im në këtë maxhorancë; Pyetje: A ka pasur ndërveprim me kryetarin e bashkisë?

Majko: Kur erdha më pyete se si e kalova koronavirusin, thasë se duke mos vajtur tek dentisti qe një fat i madh që unë bëra dy ndërhyrje kirurgjikale në gojë dhe atëherë që doja të flisja nuk fola dot, tani është e kot që të flas