Plazhi i Velipojës është transformuar këtë vit nën efektin e përhapjes së COVID. Shezlongë të distancuar nga njëri tjetri për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Forma e tyre kësaj radhe ka çuditur pushuesit pasi përfshin komoditet dhe siguri. Shezlongët janë në formë mini-krevati dhe mburojë në formë guacke të bardhë.