sh-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, bazuar në të dhënat e forumit ndërkombëtar ekonomik të Vjenës thotë se pas pandemisë së COVID-19 mjekët do të largohen nga vendi drejt perëndimit. Ai shton se është koha që të merren masa, duke hartuar strategji për të parandaluar një hemorragji mjekësh që do dobësonte ndjeshëm kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor për t’i shërbyer pacientëve.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

Sipas të dhënave nga forumi ndërkombëtar ekonomik i Vjenës, pandemia Covid-19 do nxisë emigrimin e mjekëve nga vendet si Shqipëria drejt perëndimit për shkak të mangësive që u identifikuan në sistemin shëndetësor në vendet e zhvilluara nga sfida me këtë pandemi. Sipas këtyre të dhënave, 772 mjekë janë larguar nga vendi ynë në periudhën 2012-2017, ndërsa shifrat e tre viteve të fundit, ende në proces matjeje janë më të larta. Duke pasur parasysh se në një vit diplomohen më pak se 200 mjekë në fakultetin e mjekësisë, shifra e të larguarve është e konsiderueshme.

Nevojat e vendeve të zhvilluara për personel shëndetësor, pagesat dhe kushtet shumë më të mira të punës, do tërheqin interesin e mjekëve tanë. Është koha që të merren masa, duke hartuar strategji për të parandaluar një hemorragji mjekësh që do dobësonte ndjeshëm kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor për t’i shërbyer pacientëve. PD dhe kryetari Lulzim Basha e ka në vëmendje këtë situatë dhe me ardhjen në pushtet, rrogat e mjekëve do nisin nga 1200 euro, ndërsa ato të infermierëve nga 700 euro.