Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka dhënë një mesazh palës kosovare, përpara takimit në Washington. Vuçiç ka deklaruar se nëse pala kosovare do të kërkojë njohjen, më mirë të mos niset fare, shkruan gazeta serbe Danas, njofton Insajder.

Ky reagim i Vuçiç erdhi pas pyetjes në lidhje me deklaratat e kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti, se Prishtina zyrtare do të kërkojë njohjen e Kosovës nga Serbia. Presidenti Vuçiç ka thënë për mediat, se nuk e di se cilat do të jenë temat e takimi dhe përbërja e delegacionit serb. Megjithatë ai ka garantuar se në dialog do të mbrohen interesat e shtetit serb.

“Nuk pres disa gjëra spektakolare. Pres një bisedë racionale. Këto janë pritjet e mia” ka deklaruar ai. Serbia është e vogël për të komanduar në Shtëpinë e Bardhë, por është mjaft e madhe për të thënë se cilat janë interesat e saj, të cilat do ti mbrojë” u shpreh Vuçiç.