Jane 289 biznese të vogla të tregut Zdrale i kërkojnë këshillit Bashkiak të miratojë faljen e tarifave vendore për këtë vit. Ata ankohen se po kalojnë kohë të vështira dhe rrezikojnë falimentin

Pas rihapjes, thonë se kriza i ka goditur edhe më shumë dhe janë në prag falimenti. 289 biznese të vogla të tregut Zdrale kërkojnë faljen e taksave vendore.

Ata i kërkojnë këshillit bashkiak të miratojë propozimin e kryetares së bashkisë, pasi situata në të cilën ndodhen është kritike. Paga e lu ftës ka shkuar për të shlyer pagesën e sigurimeve.

Albert Tuka, kryetar BSPSH kerkon Të veprojnë urgjentisht për ti fal taksat vjetore të paktën për 6 muaj, pasi nuk janë në gjendje ti paguajnë.

20 mijë lekë të reja është taksa vjetore, por që sipas tregtarëve në kushtet kur ditë të tëra qëndrojnë pa shitur asgjë, e kanë të pamundur ta paguajnë. Qepenat e para janë ulur, e të tjera janë në prag nëse ndihma për ta mungon.

Nëse nuk na ndihmon qeveria me ndonjë ndihmë tjetër, të na falin të paktën taksat vendore se jemi në gjendje zero, praktikisht të falimentuar. Projekt vendimi i bashkisë Shkodër për faljen e detyrimeve për 3 muaj, nuk u kalua nga këshilli bashkiak socialist dhe u la per ridiskutim, gje e cila akoma nuk ka ndodhur