4 tërmete të njëpasnjëshme kanë rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të Thumanës. Tërmetet kanë qenë me magnitudë nga 2.1 deri në 3.6 të shkallës Rihter. Lëkundjet sizmike janë ndjerë nga banorët e zonës por në Tiranë, ndërkohë nuk dihet ende nëse ka apo jo dëme materiale

Thumana ishte një nga zonat më të prekura gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Në këtë zonë u shembën me dhjetëra banesa dhe humbën jetën disa banorë. Ende nuk janë ndërtuar banesat e shembura gjatë tërmetit tragjik, ndërkohë banorët janë sërish në ankth pasi lëkundjet vijojnë. Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi gjithsej 51 viktima dhe mbi 1 mijë të lënduar.