Plazhi në Shqipëri nuk ka filluar ende, mirëpo ky fakt nuk i ka ndaluar politikanët, që të drejtohen drejt zonave bregdetare. Edhe pse shumë qytetarë nuk janë lejuar nga policia të bëjnë plazh, me kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozin dhe nënkryetarin e LSI, Luan Rama, nuk ka ndodhur kjo gjë.

Ata janë parë ditën e sotme në Gjirin e Lalzit, zonë kjo e frekuentuar nga politikanët, ku kanë ndërtuar edhe shtëpi.

Me rregullat e tanishme, plazhet mund të frekuentohen vetëm nga banorët e zonave bregdetare, por dy personazhet e fotografuar ditën e sotme, nuk janë banorë të Gjirit të Lalzit