Anna Shkreli, vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës Artan Shkrelit dhe partnerja e kreut të FRPD-së Belind Këlliçit, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj si drejtoreshë e Shtëpisë Muze “Ismail Kadare”

Mësohet se dorëheqja e Ana Shkrelit ka lidhje me pjesëmarrjen e saj në protestat e qytetarëve, artistëve dhe aktivistëve për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Ana flet për fillime të reja dhe shkruan: “Ne oren time te zeze mendova se njerezit per liri kane dhene jeten. Fillim i ri.”

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë në një status në rrjetet sociale, zv.ministri Artan Shkreli thumboi ministren e Kulturës Elva Margariti, pas daljes në emisionin Open, ku mohoi të kishte dijeni për aksionin për prishjen e Teatrit, duke e nxjerrë Ramën si një kryeministër që nuk njofton as qeverinë e tij për akte të tilla.

‘Zj. Margeriti te “Open” ishte për mëshirë… pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!-shkruan Artan Shkreli, në një postim të tij në rrjetet socoale, të cilin e ka fshirë për arsye të pashpjegueshme pak minuta më vonë