Armando Cungu është trajner i Laçit, por zemra i rreh gjithmonë për Vllazninë. Ai jeton me problemet që kanë futbolldashësit e Shkodrës, vendlindja e tij, dhe shpesh argumenton tematikat e kuqebluve

I ftuar në studion e “Fan Zone” në Supersport, tekniku shkodran ka shprehur keqardhjen e tij për gjendjen aktuale të Vllaznisë

“Vllaznia është një emër i madh i futbollit shqiptar dhe ka ndikim te çdo dashamirës. Jam në krah të sportistëve. Nuk jam dakord me atë që po ndodh atje. Më ka ndodhur edhe mua e njëjta situatë. Pagat duhen dhënë në kohë”

“Ata janë bërë ekip amatoresk. Nuk mund të bjerë Vllaznia në atë nivel. Ka zyra klubi. Nuk mund të bëhen takimet nën pisha, nën plepa, me fanella portokalli, jeshile, me xhinse. Kriza kalon çdo ekip, por duhet t’i kalosh me dinjitet dhe personalitet. Ky nuk është boks. Ke një emblemë, një histori, një qytet, që kërkon seriozitet” ka shtuar Cungu.