Kufijtë tokësorë Shqipëria do i hapë brenda majit, në varësi edhe të shifrave me të infektuar në dy javët që vijnë. Kështu tha kryeministri Edi Rama sot, teksa theksoi se të gjithë shqiptarët jashtë Shqipërisë do mund të hyjnë në atdhe.

Shumë shpejt do hapet kufiri me Kosovën, ndërsa nuk dha datë, teksa theksoi se datën e vendos qeveria në Prishtinë.

“Çdo gjë do hapet, do menaxhojmë sa më mirë por pa popullin e njerëzit kontribues është e pamundur, palestrat e të tjera do zgjidhen në vijim, brenda majit, do shohim deri në fund të kësaj jave sa do jenë shifrat do hapim dhe kufijtë tokësorë, me Kosovën e kufijtë e tjerë tokësorë që kemi”