Shembja e Teatrit Kombëtar ka nxitur reagimin e shumë artistëve, intelektualëve dhe qytetarëve.Sot Teatri Kombëtar tashmë ka mbetur një gërmadhë

Një zonjë gjeti mënyrën e saj për të protestuar kundër shembjes së godinës. Ajo vendosi një buqetë me trëndafila në barrierat kufizuese në nder të teatrit

Shpirti i teatrit iku. Do rindërtohet por përsëri nuk do jetë siç ishte. Është shumë e rëndë. Nuk është godinë e vjetër. Kur u shemb unë nuk kam qarë as për familjen time ashtu. Nuk është objekt, është një shpirt, ka shumë shpirtra aty tha ajo