“Kjo protestë është për Aleancën për Teatrin” Aktorët shkodranë të Teatrit “Migjeni” e shprehën në mënyrë simbolike protestën e tyre kundër shembjes së dy godinave të teatrit në kryeqytet.

Aktorja dhe drejtorja e “Migjenit” Rita Gjeka, e cila ka njohje të hershme me kryeministrin artist thotë se tashmë i kanë mbetur pak fjalë për të.

Gjeka: Për Edi Ramën nuk kam më fjalë, nuk ekziston më asnjë fjali që mund të them për të përveç kësaj.Tregon pankartën me mesazhin: Poshtë diktatura!

Keqardhje ka edhe për kolegët, firmëtarë të peticionit për shembjen e Teatrit Kombëtar

Gjeka: Ju e dini forcën që ka media. Krahas listës pro shembjes është dhe një listë me disa zero mbrapa kundër shembjes. Kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë dhe mos me i publiku emrat tonë se nuk u dukemi mjaftueshëm artista. Përmendet gjithmonë Robert Ndrenika, jam dakort është gjigant, por është më pak gjigante Roza Anagnosti, Guliem Radoja?

Ndoshta ngaqë janë shkodranë nuk u duken në madhësinë e duhur, i kalojnë përmasat e madhështisë së gjithkujt artistët shkodranë që e kanë themeluar atë teatër, kanë shkelur së pari në atë teatër që nuk është më. Më duket një ëndërr e keqe. Teatri është me zemër në dorë gjithmonë dhe mendoj se jashtë gjithë politikave populli duhet të çohet dhe të thotë poshtë diktatura! Nuk e di çfarë kanë provuar prindërit tonë por di se çfarë kam përjetuar unë dje në mëngjes kur e kam marrë vesh.

E ndërsa sot ka një protestë në kryeqytet, Gjeka thotë sen Shkodra qëllimisht është lënë zonë e kuqe.

Gjeka: Ne jemi zonë e kuqe dhe na kanë lënë zonë të kuqe deri sa të ketë mbledhje në Tiranë.Nuk bëhemi zonë e gjelbër pa u shu të gjitha protestat, nuk na lënë me kalu te ura. Dihet që në të gjitha protestat gjysma janë shkodranë