Çifti shumë i dashur për publikun, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj pak ditë më parë dhanë lajmin e bukur se së shpejti do të bekohen me një fëmijë. Çifti e dhanë lajmin në një ditë të veçantë, më 7 maj, në ditëlindjen e tyre.

Regjisori ishtë i ftuar sot në “E diell” ku foli për herë të parë pas lajmit se do të bëhet baba.

Eduarti u shpreh se nëse bëhet me vajzë, do të dëshironte që ajo në të ardhmen të jetë regjisore dhe nëse bëhet me djalë do të dëshironte të bëhej futbollist.

“Nese është vajzë ta bëjmë regjisore, nese është djale, meqe jemi ketu te proçesi, ta bëjmë futbollist” tha Eduarti.