Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, sot është shprehur se stërvitjet në ambiente të hapura do të lejohen duke nisur nga data 18 maj. Pra, pas 10 ditësh.

“Në vijim të planit, prej datës 18 maj nis procesi mësimor dhe provimet e maturës shtetërore, hapen baret dhe restorante vetëm me ambiente të jashtme, shtohen fluturimet nga jashtë, hapen muzetë dhe sitet arkeologjike, lejohen stërvitjet në ambiente të hapura, ndalohen aktivitetet sportive dhe kulturore”, ka deklaruar ajo në një lidhje të drejtpërdrejtë.

Kjo do të thotë se kampionati shqiptar i futbollit do të nisë dy javë më vonë, sepse duhen minimalisht dy javë stërvitje që futbollistët të kapin ritmin. Pra, me siguri data 1 qershor do të jetë rikthimi zyrtar i Superligës.