Ditën e sotme në seacën për Gërdecin mbrojtja e Fatmir Mediut, i pandehuri në këtë proces iu drejtua gjykatës me një kërkesë të përsëritur për marrjen e dëshmisë së shtetasve amerikanë me video-konferencë.

Edhe organi i akuzës ishte dakort me këtë formë të marrjes së dëshmisë.

Në rastin që kërkesa nuk do të merret parasysh, mbrojtja e përfaqësuar nga dy avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori, iu drejtua gjykatës me një tjetër kërkesë, atë të autorizimit që ndërmjetësues të jetë gjeneral major avokati Andrew Turley.

Ky i fundit sipas tyre do të jetë prezent në marrjen në pyetje të 5 amerikanëve, pyetje të cilat janë dërguar më herët nga SPAk drejt agjentëve të Byrosë Federale të Hetimit, FBI.

Në seancë avokati iu drejtua gjykatës:
“Ju nuk mund ta kaloni kështu. Duhet të detyroni prokurorin të provoj aktet dhe provat.

Si qenka kjo kështu? Duam të provojmë fajsinë për t’i bërë qejfin miletit, të kënaqet SPAK me një vendim fajësie?

Ky është një proces shterpë, nuk pjell dot fajësi, nuk lind dot prova që implikojnë z.Mediu në shpërthimin e Gërdecit.”
Pritet që gjykata të dalë me një vendim për këto kërkesa