Moderatorja Rudina Magjistari nuk ndalet me gata e saj! Së fundmi, ajo ka pasur në një lidhje me Skype, këngëtaren Nertila Koka, e cila jeton në Suedi.

Teksa po flisnin për familjen e këngëtares, Magjistari tha se Nertila ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, por në foto nxorri vetë mdy vajzat.

E habitur që kishte edhe një djalë, Koka mbulloi fytyrën me duar, teksa shtoi se ai që e quajnë si djali i shtëpisë, në fakt është qeni.