Dhe pse ceremonia nuk u zhvillua si vitet e tjera për shkak të pandemisë COVID19 Dita e Dëshmorëve ka bërë bashkë kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta.

Krerët më të lartë të Shtetit zgjodhën të ishin bashkë për të nderura dëshmorët që dhanë jetën për Shqipërinë. Që pas dekretimit të ndryshimeve të Kodit Penal, duket se tensionet mes Metës dhe Ramë janë ulur.

Presidenti Meta ka folur dhe për mediat, duke u shprehur kjo është dita e dëshmorëve që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarsinë. “Ata na ftojnë me sakrificën e tyre më sublime që mos të bëhemi mendjelehtë dhe të na marrin lirinë dhe pavarësinë.”

“Nuk mund të mos respektoja prezencën tuaj sot në këtë 5 Maj krejt të veçantë si asnjë herë tjetër, për shkak të pandemisë dhe kufizimeve. Kjo na ka bërë të pamundur që të shkëmbejmë nga afër përshëndetje me familjet e dëshmoreve, me veteranët. I përshëndes prej këtu, ku prehen figura të shquar të luftës nacional çlirimtare. Kjo është dita për Atdheun, për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Kjo është ditë që të ftohemi në sakrificën sublime dhe mos të bëhemi mendje lehtë. Kjo është dita e dëshmorëve, e heronjve, e martirëve që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë, të cilët na ftojnë me sakrificën e tyre më sublime që mos të bëhemi mendjelehtë dhe te marrim lirinë dhe pavarësinë si të dhëna përgjithmonë. Ndaj edhe një herë sot dua të apeloj që ti kushtohet një vëmendje e madhe edukimit të të rinjve me luftën e LANC. Do ishte mirë që ti kushtonim vëmendje procesit të edukimit dhe mësimdhënies” tha Meta.

Ndërkohë, dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe pse veç Ramës dhe Metës, nderoi dëshmorët e atdheut. Basha vendosi kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri” tek Varrezat e Dëshmorëve” si dhe u përkul me nderim përpara Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Kreu i opozitës vendosi një kurorë me lule edhe në nderim të 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste pas bombës në ish-ambasadën sovjetike, në simbol të nderimit të opozitarizmit dhe shprehjes së lirë.

Këtë 5 maj kryedemokrati vendosi lule në nderim të kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës në Afganistan, në një mision të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në NATO /Opinion.al