Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë është shprehur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 17 raste të reja me koronavirus. Aktualisht në total numri i të infektuarve është 820. Ministria njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rastet e reja, 11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare.

Deri më tani, janë 219 persona aktivë me COVID19, ndërsa 70 % e qytetarëve të infektuar janë shëruar.