Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur bu rg pa afat për tre të árre stuarit e grabitjes së ndodhur në 30 prill në fshatin Qinam të Tiranës. Arrest me burg u vendos për dy vëllezërit Ndriçim dhe Durim Bami, si dhe organizatorin e grabitjes, Jani Aruçi.

Autorët, pasi lidhën kryefamiljarin, nën kërcënimin e ármës morën 400 mijë lekë të vjetëra. Tre autorët u prezantuan para grabitjes si punonjës policie. Pas ngjarjes Policia sekuestroi mjetin e përdorur në ngjarje, si dhe një nga dy armët e përdorura nga autori.

Kontrollet u kryen në Zall Herr, dhe u shtruan në fshatrat Grec dhe Tapizë. Gjyqtarja e çështjes Armela Hasantari, ndërsa përfaqësues i organit të akuzës, Albert Demirneli. Një nga autorët e ngjarjes, Jani Aruçi, i cili ishte organizator i grabitjes, është ish-dhëndërr në familjen në të cilën u bë grabitja.