Negociatat për blerjen e një pronë në Shkodër, kanë sjellë lindjen e një konflikti mes Hasan Isufit dhe Gëzim Bicit në Shkodër, duke sjellë përdorimin e armëve të zjarrit, çka solli plagosjen e rëndë të Gëzim Bicit. Policia dhe prokuroria e Shkodrës kanë arrestuar tregtarin e peshkut në Shkodër Hasan Isufi, ndërkohë ai ka deklaruar pas arrestimit se armën e zjarrit e kishte hedhur në lumin Buna. Rezulton se autori i kësaj ngjarje është pronar i kompanisë së peshkut “Isufi Shqype” dhe ka në përdorim ishullin në lumin Buna në Shkodër.

Sipas dosjes hetimore rezulton se një detyrim financiar për negociatat në blerjen e një pasurie në Shkodër, ka bërë që mes dy personave të lindë ky konflikt që më pas solli dhe përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur pikërisht përballë lokal “Vataksi” në lagjen “Liria” në qytetin e Shkodrës, ku Gëzim Bici, është tentuar të vritet nga Hasan Isufi.

Ky i fundit i lindur në Fier por banues prej shumë vite në qytetin e Shkodrës, ka hapur zjarr me pistoletë duke e qëlluar me dy plumba në trup, Gëzim Bicin. Bici ka arritur të njohë Isufin dhe sapo ka shkuar policia në vendngjarje u ka treguar atyre se ishte qëlluar pikërisht nga tregtari i peshkut Hasan Isufi. Në vendngjarje janë konstatuar dy gëzhoja pistoletë të cilat u sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Pa kaluar shumë, policia ka arrestuar dhe autorin e këtij krimi në Shkodër, Hasan Isufin, i cili i ka pohuar se armën e kishte hedhur në ujërat e lumit Buna. Ndërsa shkak i kësaj ngjarje sipas Hasan Isufit, ka qenë dështimi i negociatave për blerjen e një pasurie të paluajtshme në qytetin e Shkodrës.

Momentalisht objektivi i këtij sulmi me armë Gëzim Bici, ndodhet i shtruar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori i ngjarjes Hasan Isufi, është arrestuar për akuzën e “Vra sjes me paramendim” të mbetur në tentativë dhe pritet që ditën e nesërme të dalë, para gjykatës së Shkodrës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”