Kryeministri Edi Rama paralajmëroi zgjerimin e zonave të gjelbërta, në të cilat ka një regjim më të lehtësuar të qytetarëve dhe mjeteve.
Rama: Zonat e gjelbërta kanë regjim më të lehtësuar të lëvizjes. Po presim propozimin për zgjerimin e zonave të gjelbërta. Ka disa zona të tjera që mendojmë se plotësojnë kriteret. Ndërkohë zona të tjera duke filluar nga Tirana mbeten zona delikate. Deri të premten do të kemi një konkluzion dhe do të lajmërojmë për zonat e reja të gjelbërta.Hapja do të vazhdojë me shumë kujdes.
Sa i takon zgjerimit të korridoreve të ajrore dhe tokësore, Rama tha se do të ketë një analizë të thellë javën e ardhshme. Ai deklaroi se pas 11 majit mund të ketë edhe një lehtësim për karantinimin e detyrueshëm në hotel.
Rama: Vërej nga komentet sikur disa nuk jetojnë në këtë botë. Kur flasim për hapje kufijsh, a e shikoni se çfarë ndodh në vendet e tjera, aty ju jeni? Duhet të bëjmë durim dhe të ruajmë qetësinë. Pas kësaj jave dhe javën në vijim do të bëjmë një analizë të thellë me ekspertët për hapjen e mëtejshme të korridoreve ajrore dhe tokësore. Në 11 maj mund të kemi një lehtësim në raport me dosmodoshmërinë e karantimit në hotel. Në terësi do të vazhdojmë me këtë regjim për korridoret ajrore.Në 11 maj do të vendosim për hapjen më tutje korridorin e lëvizjes tokësore apo ajrorë për të hyrë në vendin tonë.
Rama tha gjithashtu se mbeten në proces për tu studiuar disa biznese specifike si floktoret, berberët, dentistët.
Rama: Janë të rrezikshme, por me protokolle strikte do të mund të lehtësojmë dhe këto aktivitete. Pastaj mbetemi te qendrat tregtare, baret dhe restorantet. Qendrat tregtare më parë, restorantet dhe baret më pas pasi janë pikat më delikate. Pas datës 4 maj nuk ka diskutim deri në 11 maj kur do të kemi një rivizitim të të gjithë situatës. Do të shikojmë edhe efektin e hapjes së zonave të gjelbra që do të zgjerohen.