Në përditësimin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, zv.ministrja Mira Rakacolli njoftoi se ka shkuar në 422 numri i të shëruarve në vendin tonë, e thënë ndryshe 57.3 % e totalit të të prekurve.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, teksa dhe detajet më të fundit nga situata e koronavirusit në vend, bëri me dije se aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19.

Sipas saj, përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Ndërkohë që janë tre qytete në vend në të cilat të gjithë personat e infektuar janë sheruar, duke e mundur keshtu koronavirusin. Ato janë Lezha, Tropoja dhe Rrogozhina, dhe iu bashkëngjitur qyteteve të gjelbërta, që deri tani nuk kanë pasur asnjë rast me Covid. Për më shumë shihni foton e mëposhtme.