Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një vide ku dëgjohen disa deklarata të kryeministrit Edi Rama. Në një status në Facebook, Salianji shkruan se kryeministri ka ndërruar shumë herë versione në lidhje me situatën e pandemisë në Shqipëri dhe se po e përdor Covid 19 për të mbajtur karrigen e tij

Në video dëgjohet kryeministri Edi Rama që në fillim të videos dëgjohet të thotë se nuk jemi në kushtet e murtajës, dhe se koronavirusi është një epidemi sezonale. Ndërsa më pas, thotë që kjo mortja i ka rënë të gjithë botës, jo vetëm ne

Referuar këtyre fjalëve, Salianji shprehet se Rama është një klloun që çfarë thotë në një moment nuk thotë në një tjetër

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Dëgjoni Edi Ramën se si i mashtron dhe tallet me qytetarët që sot meritojnë qeverisje të pergjegjshme dhe serioze Shikoni dhe dëgjoni se si çfarë thotë në një moment e ndryshon tëresisht momentin tjetër për ti shërbyer pushtetit të tij personal duke u sjellë si klloun

Klloun që ndryshon skenar sa herë i duhet të mbajë fort karrigen. Që njëherë thotë që koronavirus është grip i zakonshëm dhe pak ditë më pas e quan mortja e shekullit. Po kujt tia thuash këtë

Kllouni nuk degjon dhe nuk sheh çthotë e bën. Kllouni e ka mendjen për shfaqje me shpresën se do t’u largojë mendjen shqiptarëve nga hallet dhe do vazhdojë të zhvasë për vete dhe një grup okigarkësh afër tij