Pavarësisht se e akuzoi opozitën në lidhje me reagimet e saj ndaj situatës së krijuar në vend për shkak të koronavirusit, dhe abuzimeve që janë bërë në menaxhimin e saj, kryeministri Edi Rama i shtriu dorën për ndihmë Lulzim Bashës gjatë daljes së sotme.

Rama tha se është nevojë urgjente që të bashkohen kapacitetet e ekspertëve dhe specialistëve të gjithanshëm në përballimin e situatës, ndërsa për këtë ka ardhur edhe reagimi i PD .

Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD së thotë se Rama po fshihet pas thirrjeve fallco për bashkëpunim me opozitën për të mbuluar dështimin e tij

Bardhi pohon se kryeministri e ka refuzuar që në fillim bashkëpunimin ndërsa shton ka harxhuar energji dhe orë të tëra duke sulmuar opozitën me batuta ordinere dhe bajate, në vend që të fokusohet tek emergjenca

Edi Rama kërkon të fshihet pas thirrjeve fallco për bashkëpunim me opozitën për të mbuluar dështimin e tij. Ai ka refuzuar që në fillim bashkëpunimin dhe ndihmën konstruktive të opozitës. Madje ka harxhuar energji dhe orë të tëra duke sulmuar opozitën me batuta ordinere dhe bajate, në vend që të fokusohet tek emergjenca. Ftesat janë fallco dhe bëhen vetëm për të mbuluar dështimin e tij, që këtë radhë është edhe më i madh dhe i dëmshëm se më parë shkruan Bardhi.